Nga: Mentor KIKIA
Në ditën e fundit të vitit, qeveria ka hapur thesin e koncesioneve rrugore. Pronarit të rrugës Thumanë-Kashar, i është dhuruar edhe një tjetër segment rrugor, ai Thumanë-Milot. Një autostradë tërësisht e ndërtuar, me katër korsi 2 x 2 që ka nevojë vetëm për një riparim të asfaltit. Qeveria i ka dhënë me konçension “ndërtim, operim, mirëmbajtje..” një grupi prej 3 kompanish, kryesur nga “Gener 2” e Bashkim Uljat, me vlerë 44.6 milion Euro, për 13 km. Kjo rrugë është e ndërtuar me fondet publike, por shqiptarët do të paguajnë për 35 vjet kalimin në të.
Të njëjtës kompani i është dhënë edhe statusi i veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, për ndërtimin e një rezorti në zonën mes Ranës së Hedhur dhe Velipojës.
Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe kontrata koncesionare për ndërtimin e dy segmenteve të tjera, pjesë e të quajturës Korridori Blu. Kashar-Pezë-Lekaj, ky segment, me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë Euro, afërisht 18 mln Euro/km. Ajo do të ndërtohet nga një grup kompanish kryesuar nga “Gjoka Konstruksion”, koncensionari i rrugës së Arbërit.
Po në të njëjtën mbledhje u miratua kontrata koncesionare për segmentin Lekaj – Fier, me gjatësi 46 km segmenti do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa kompanive, kryesuar nga “Fusha sh.p.k”. Kompania për të cilën u bë një ligj i posaçëm për të marrë projektin e Teatrit Kombëtar.
Koncensionet kanë një afat prej 35 vjetësh, pra deri në vitin 2060 !
Kalimi në të gjithë autostradën e quajtur Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Ku çdo segment është “titull pronësie” më vete dhe do të ketë traun e vet të pagesës. Tre kontratat koncesionare kapin një vlerë 1 miliardë Euro.
Pa konsideruar faktin se këto projekte gjigande, që kushtojnë mbi 1 miliard euro, miratohen një pasdite të ditës së fundit të vitit.
Pyetjet janë?
Përse është kaq urgjente miratimi i këtyre projekteve gjigande infrastrukture, kur ato kalojnë paralelisht apo mbi gjurmë rrugësh të ndëruara së fundmi dhe tërësisht të mjaftuershme për të përballuar fluksin e lëvizjeve? Nga Kavaja në Fier, autostrada është më shumë se e mirë.
Si është e mundur që shteti lëshon në duart e pronësisë private arteriet kryesore të komunikimit rrugor, për dekada me radhë?
Si është e mundur që një grusht sipërmarrësish bëhen pronarë të sistemit rrugor shqiptar?
Përse shoqëria ngarkohet me një barrë të tillë financiare për dekadat e ardhëshme duke e deturuar përdoruesit e rrugës të paguajnë taksat në çdo 15 km rrugë që do të bëjë?
Bregdeti, përmes ligjit të kobshëm të Investitorit Strategjik, po vazhdon çdo ditë ti dorëzohet interesave të OLIGARKISË, që po e shndërron atë në lagje luksi dhe jo në shërbim të turizmit.
Ndërsa shikon sesi ekonomia kombëtare është vënë nën kontrollin e një grushti njerëzish që meritojnë pa asnjë dyshim statusin special OLIGRAK, retorika politike që deh popullin natë e ditë nëpër ekrane televizionesh e rrjetesh sociale është mbërthyer nëse do të rriten pensionet me 500 apo me 100 lekë?
Retorika elektorale po mbytet në debate për uljen e taksave, rritjen e bonuseve, minimumin jetik, paga mesatare e të tjera dokrra të tilla.
Shqipëria ndërkohë po shitet me pjesë dhe po i dorëzohet një grushti njerëzish. Një gjeneratë shqiptarësh do të punojnë për një grusht njerëzish.
Qeveria i miraton, opozita hesht!
Dedati për alternativën e ardhëshme qeverisëse duhet të zhvillohet se kush mund ta çmontojë këtë mekanizëm oktapodian, ligjoro-administrativo-politik, për të çliruar ekonominë dhe konkurencën e lirë. Por duket se të gjitha alternativat e mbushin “zorrën” në të njëjtin burim, dhe gara elektorale zhvillohet e “ethshme” se kush do ua ngrejë më shumë pensionistëve.
On the last day of the year, the government has opened the bag of road concessions. The owner of the Thumanë-Kashar road has been granted another road segment, Thumanë-Milot. This highway, fully constructed with four lanes (2×2), only requires asphalt repair. The government has granted a concession for the “construction, operation, and maintenance…” of this road to a group of three companies, led by “Gener 2” of Bashkim Uljat, valued at 44.6 million euros for 13 km. This road has been built with public funds, but Albanians will pay for using it for the next 35 years.
The same company has also been granted the special status of “investor in a five-star accommodation structure,” a special status, for the construction of a resort in the area between Rana e Hedhur and Velipojë.
“KORÇA BOOM”