Lajme
111-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit
DVP Korçë13.01.2024111-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit.Në kuadër të kësaj dite të shënuar për Policinë e Shtetit Shqiptar, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë si edhe në 5 Komisariatet në varësi të saj, janë zhvilluar ceremonitë zyrtare, ky është kryer nderimi i Flamurit Kombëtar dhe janë dorëzuar certifikata për shërbime të dalluara për disa punonjës policie, në qarkun e Korçës.Të pranishëm në këtë ceremoni, kanë qenë të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit e mediave, të cilët kanë uruar përzemërsisht dhe me mirënjohje punën e palodhur të punonjësve të Policisë, për krijimin e një shoqërie sa më të sigurt.Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera u shpreh:”Dita e sotme, përfaqëson një udhëtim në kujtesë, i cili përkon me 111-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, një prej institucioneve më jetike të vendit tonë. Ky rrugëtim është përpjekja e vazhdueshme e të gjithë gjeneratave të kësaj organizate, në misionin fisnik atë të shërbimit ndaj komunitetit.Përkushtimi, vetëmohimi, pasioni dhe dëshira e punonjësve të policisë në breza, për këtë profesion sa të bukur aq edhe të vështirë, ka qenë dhe mbetet aseti ynë më i vyer, vlera jonë më e madhe. Dhe sot është një nga ato ditë të veçanta ku ne i vlerësojmë dhe i promovojmë këto kontribute, këtë përkushtim dhe pasion të veteranëve të policisë.Përulemi me respekt para kujtimit të Dëshmorëve të Atdheut, të cilët sakrifikuan jetën e tyre në krye të detyrës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme krenarie në historinë e Policisë Shqiptare.Mirënjohje dhe vlerësim për të gjitha strukturat policore të qarkut Korçë, që me profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në punë, janë produkti i rezultateve dhe progresit tonë në luftën kundër krimit, kufijve të sigurt, sigurisë rrugore, mbrojtjes së rendit publik, menaxhimin e sezonit turistik, shërbimit ndaj qytetarëve, në përputhje të plotë me ligjin duke respektuar liritë e të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik.Një falenderim i veçantë për familjet e punonjësve të policisë, që ndajnë me ne triumfet apo disfatat e punës dhe na mirëkuptojnë në këtë profesion vetmohues, i cili mbart në vetvete sakrifica dhe privime.Shprehim vlerësimin tonë, për të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese sepse me mbështetjen e tyre janë partneri ynë në përballimin e problematikave dhe realizimin e detyrave tona.Për realizimin e misionit tonë gjatë vitit që lamë pas, i jemi mirënjohës komunitetit të qarkut Korçë për besimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të cilëve iu garantojmë se Policia do të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj dhe do të angazhohet gjithmonë e më tepër për të krijuar një ambient shoqëror sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë”.Në kuadër të kësaj feste u shpërndanë edhe “Certifikata për shërbime të dalluara”, të akorduara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për disa punonjës të DVP Korçë dhe DVKM Korçë.
Lajme
Reagojnë tifozët korçarë/ E kanë me gjykimin…
Lajme
Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia
Lajme
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm
Lajme
Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..
Arsimi
Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
Lajme
Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..
Lajme
FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para
Lajme
Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti18 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë