Devolli këtë sezon po bën paraqitje fantastike, teksa pas pjesës së parë renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Dytë. Skuadra juglindore ka arritur të grumbullojë 21 pikë, por pavarësisht paraqitjeve pozitive, nga ekipi ka largime të rëndësishme.
I papritur largimi i 3 titullarëve të skuadrës. Din Ibrahim, Martins Franko si dhe Eglond Zymeri nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për fazën e dytë të sezonit. Nuk dihet se cila është arsyeja që drejtuesit kanë vendosur të ndajnë rrugët me liderët e skuadrës.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Ibrahimi ka vendosur të bëhet pjesë e Maliqit, ndërsa Martins i është bashkuar Butrintit.
Përsa i përket afrimeve akoma nuk kemi një emër zyrtar, por që drejtuesit janë duke kontaktuar që të plotësojnë sa më parë grupin e lojtarëve dhe më pas të startojnë edhe fazën e dytë.
Devolli is having a fantastic season, currently ranked 3rd in the standings of the Second Division after the first half of the season. The southeastern team has managed to collect 21 points, but despite their positive performances, the team is facing significant departures.
The unexpected departure of three key players from the squad has been announced. Din Ibrahim, Martins Franko, and Eglond Zymeri will no longer be part of the team for the second phase of the season. It is unclear why the management has decided to part ways with the team’s leaders.
Meanwhile, Ibrahim has decided to join Maliqi, while Martins has signed with Butrinti.
“KORÇA BOOM”