40 vite pa Agron Ruvinën!

Date:

Agron Ruvina ose si e thërrisnin pogradecarët Pandi, lindi në Pogradec më 08/5/1948. Që në moshë të vogël liqeni i ngalli pasionin e notit dhe ka rezultuar jo vetëm i apasionuar por me rezultate të larta në garat e notit, duke spikatur me stilin dhe shpejtësinë e tij në këtë sport. Shumë shpejt ai u bë një nga notarët më të talentuar, këmbëngulës e i suksesshëm në nivel lokal por edhe kombëtar.

Në vitin 1969 Ruvina arrin rezultate të larta kombëtare e më pas aktivizohet me skuadrën e Partizanit si edhe në Ekipin Kombëtar duke përfaqësuar Shqipërinë.

Në 1969 kohë kur mbahej Kampionati i Notit, Agroni vendos rekord kombëtar në garën 200 m stil i lirë. Në vitin 1971 në garën 200 m thyen përsëri rekordin dhe zë vendin e parë.

Agron Ruvina ishte jovetëm një sportist i nivelit të lartë, por edhe një pogradecar i denjë, i cili me punën dhe pasionin e tij e ngriti emrin e Pogradecit shumë lart në këtë sport.

Pas largimit nga jeta në vitin 1988 Agronit ju dha titulli “Mjeshtër i Sportit” për meritat, kontributin ndër vite si notar dhe rekordmen në sportin e notit. Më vonë në vitin 2000 Bashkia Pogradec i akordoi titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Tashmë prej disa vitesh me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Bashkisë Pogradec në nder të tij organizohet Maratona e Notit “Agron Ruvina” ku marrin pjesë të apasionuar pas notit, të rinj dhe veteranë nga e gjithë Shqipëria.

Agron Ruvina do të mbetet ndër breza si frymëzim për çdo të ri dhe të re, për të punuar fort, e për të çuar më përpara sportin e notit.

I paharruar përjetë kujtimi i Agron Ruvinës!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Shkolla naum veqilharxhi vizitë në muzeun kombëtar të artit mesjetar

Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Naum Veqilharxhi”...

Skënderbeu humbja që djeg shumë/ Ja ku jemi me renditjen!

Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës...

Skënderbeu mësoni forrmacionin e korçarëve që pritet të zbresë në orën 13 30 ndaj egnatias

Skënderbeu është gati për këtë përballje të pas pak...

Dardha mahnitëse në çdo stinë

Pamje të mrekullueshme nga fshati turistik i Dardhës, i...