Connect with us

Histori

75 VJET NGA NDARJA E PAPRITUR E MID’HAT FRASHËRIT

Bëhen 75 vjet nga ndarja e papritur nga jeta e Mid’hat Frashërit. Shkrimet e para me temë rilindëse i botoi qysh në moshën 16 vjeç, madje puna e parë ishte për Skënderbeun.Pas studimeve, punoi në admistratëm osmane në Stamboll dhe mandej në Selanik, ku themeloi Klubin shqiptar dhe gazetën “Lirija” (1908). Mid’hati u zgjodh kryetar i Kongesit të Manastirit, (1908) që hartoi një program kombëtar prej 18 pikash dhe vendosi alfabetin krejtësisht latin të gjuhës shqipe.

Ai ishte nismëtar i thirrjes së Kongresit arsimor të Elbasanit( 1909) për çeljen dhe administrimin e shkollave shqipe dhe të Normales për mësues. Botues i revistës kulturore “Dituria”, një enciklopedi e jetës dhe monument i kulturës shqiptare(1897-1929). Veprimtar i shquar i Pavarësisë. Pjesëmarrës në tubimin e Shkupit( tetor 1912) ku u vendos te shpallej Pavarësia e Shqpërisë. Delegat i Pejës dhe Gjakovës, Plavës e Gucisë dhe mandej dhe i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës (1912). Firmëtar i Pavarësisë Kombëtare dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër i Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 1914 ministër në qeverinë e Princ Vidit. Largohet nga Shqipëria, kur nis rebelimi haxhiqamilist, që i dogji edhe shtëpinë me gjithe dokumentet në Elbasan. Emigrant në Zvicër, Sofje, Bukuresht. Në Sofje boton veptat e para: “Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Hidhe shpuzë”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”, si edhe gazetën në gjuhën frengjisht “L’indipendance Albanaise” ku propagandonte dhe mbronte çështjen shqiptare. Gjatë Luftës së Parë Botërore u internua në Moldavi, në minierat e naftës dhe të vdekjes. Atje shkroi “Ditarin”, kujtimet nga Rumania. Ministër pa protofol ne qeverinë e Turhan Pashës (1918). Delegat i qeverisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), njëherësh delegat i “Vatrës” SHBA në atë konferencë, i Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” dhe i shqiptarëve te Turqisë. Në Lozanë dhe Gjenevë, qendra të propagandës dhe botimeve të kombeve, Mid’hati botoi në vitin 1919-një sërë veprash të rëndësishme historike në gjuhën frëngjisht si “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, si edhe qindra artikuj, promemorie, letra, ese, memorandume drejtuar Konferencës së Paqes, qeverive të Fuqive të Mëdha dhe personaloiteteve politike e kulturore të Europës si edhe shkrime botuar ne gazetat dhe revistat më prestigjioze të Europës

. Ishte organizatori kryesor i Kuvendit të Mukjes (3-4 gusht 1943) dhe i Marrëveshjes së Mukjes per një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të mëdhej Antifashistë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe emisarët jugosllavë, ai u përpoq të ndalte Luften civile (1943-1945) dhe u përball me terrorizmin komunist. Emigroi nga Shqipëria pas pushtimit komunist te saj (nëntor 1944) për ta vazhduar luftën kundër regjimit komunist me mjete demoktatike me ndihmen e vendeve Perëndimore. Në emigracion organizoi qëndresën, por edhe edukimin e shkollimin emigrantëve politikë shqiptarë (në kampet Gramo, Santa Fara, Regio Emilia, etj) me konferencat, kurset, shkollën “Besnik Çano”, mësimin e gjuhëve të huaja dhe botimin e revistës”Flamuri”).

Ne vitin 1949 Mid’hat Frashëri në bashkepunim me Aleatët aglo-amerikanë themeloi ne Francë më 26 gusht 1949 Komitetin “Shqipëria e Lirë”, qeveria shqiptare ne emigracion. Qëllimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishte lirimi i Shqipërisë nga diktarura komuniste dhe vendosja atje e një sistemi demokratik sipas modeleve më të përparuara perëndimore. Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i komitetit dhe nga BBC në Londër shpalli programin e Komitetit, 6.09.1949. Komiteti Shqipëria e Lire” u vendos me seli në Nju York, ku nisi veprimtarinë. Për fat të keq, vdiq paprirur më 3 tetor 1949. Vdekja e tij mbetet e dyshimtë, ndonëse u njoftua një atak kardiak. Mendohet se vdekja e M.Frasherit u shkaktua nga një ndërhyrje e Sigurimit Rus, nëpërmjet agjentit Kim Filbi, sipas vendimi të qeverisë shqiptare për ta zhdukur Mid’hat Frashëtin (dok. arkivi i Ministrisë së Brendshme). Vdekja e Mid’hat Frasherit ishte një humbje e madhe per Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por edhe më gjerë. Ai ishte figura më e madhe e Kombit tonë, njëherësh edhe nje nga personalitetet më të shquar të Europës në atë kohë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

3 TETOR 1990 RIBASHKOHET GJERMANIA

Më 9 nëntor të vitit 1989 nis shembja e Murit të Berlinit. Kjo çoi që më 3 tetor të vitit 1990 të ribashkoheshin dy Gjermanitë që ishin ndarë që në maj të vitit 1945, menjëherë pas mbylljes së luftës së dytë botërore. Ribashkimi i dy Gjermanive shënoi zyrtarisht rënien e sistemit Komunist në Europën Lindore dhe BRSS, që shënoi dhe shpërndarjen e traktatit të Varshavës.

Ku vetë Shqipëria, Kuba dhe Koreja e Veriut ende vijonin rrugën e komunizmit. 3 tetori është dita e festës kombëtare të Republikës Federale Gjermane. Në këtë ditë të shënuar, 34 vjet më parë (3 Tetor 1990) hyri në fuqi e ashtëquajtura Marrëveshja 2 + 4, që do të thotë marrëveshja mes dy Gjermanive dhe katër Fuqive Kryesore Aleate (ShBA, ish-Bashkimi Sovjetik, Britani, dhe Francë), përmes së cilës realizohej plotësisht bashkimi i Gjermanisë së ndarë në dy pjesë pas Luftës së Dytë Botërore.

Siç dihet tashmë, procesi i ribashkimit kishte filluar realisht një vit më parë, me shembjen e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Histori

Krenaria e Korçës/ Ikonat e sportit korçar ndër vite

Të shumtë janë sportistët që kanë bërë historinë sportive në Korçë, ku më shumë e ku më pak të gjithë kanë derdhur djersën dhe kanë treguar cilësi.

Më një pasion për sportin, me një dëshirë për lojën ata i kanë dhënë këtij qyteti, por edhe kanë marrë respektin dhe duartrokitjet në çdo veprimtari që kanë zhvilluar. Pa të shkuar nuk ka të ardhme, këtë duhet ta kemi parasysh.

Ne në foton e mësiperme ju rikthejmë edhe një herë në kujtesë se cilët janë disa prej tyre, themi disa pasi në momente të ndryshme kemi figura të ndryshme.

Respekt për të gjithë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Foto e rrallë e Spitalit të Korçës në vitin…

Korça ka edhe një traditë të hershme në fushën e mjekësisë. Jo vetëm mjekë që kanë bërë emër të madh me nivelin dhe dijet e veta, por edhe me godinën.

Pikërisht fotoja që po ju sjellim është e vitit 1930. Bie në sy një personel i veshur i gjithi me të bardha dhe me një numër të konsiderueshëm.

Godina realisht është e një dimensioni madhështor. Kjo godinë është edhe sot dhe është krenari dhe madhështi e historisë korçare në fushën e mjekësisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Si sot, në vitin 1914 është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe

Në Kishën e “Shën Gjergjit” në vitin 1914 dhe më konkretisht më datën 28 shtator është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe. Ishte një vit i vështirë, por besimtarët ortodoksë me besimin tek Zoti, për të përballuar gjithçka po e përjetonin.

Sa i dëshiruar është pikërisht fakti që të mbahej një meshë në këtë kishë e cila sot nuk është më.

Gjithsesi, besimi në Zot mund të mbahet edhe në atë vend.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Ikonat e basketbollit korçar në një foto

Ikin vitet dhe njerëzit lënë gjurmët e veta në drejtime të ndryshme. Gjurmët e historisë së sportit janë më të dukshme dhe të ndjeshme.

Kjo ndodh edhe me ekipin e Skënderbeut në basketboll për meshkuj në një foto që daton në vitin 1964. Shumë prej tyre janë edhe sot dhe natyrisht janë mbuluar me kujtimin për atë që kanë dhënë.

Basketbolli korçar për meshkuj ka patur në periudha të ndryshme edhe antarë të ekipit tonë kombëtar. Një foto që ruhet si relikë e kohës nga këta basketbollistë, që ne na sjellin edhe sot pjesë nga historia.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Ekipi korçar në volejboll meshkuj, viti 1988

Një ekip me më shumë figura se ai i viteve ’88-të nuk mund të gjesh tek korçarët. Janë të gjithë bashkë, lojtarë me përvojë, por edhe të rinj si edhe dy trajnerët si Piro Prifti dhe Petrika Suxho të cilët ishin më parë lojarët më të mirë të rrjetës korçare.

Kanë qenë vitet kur Skënderbeu, Dinamo, Vllaznia, Tirana ishin në një rivalitet për titullin kampion.

Ja përbërja e ekipit: P. Prifti(Tr), R. Qirici, T. Balli, P. Kapedani, J. Melka, A. Shaho, R. Bimbli, (Tr) P. Suxho

Poshtë: A. Prifti, R. Damo, F. Shkëmbi, O. Xhamballo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Gjimnazi “Themistokli Gërmenji “ në Ditën Europiane

Muzeu Arkeologjik Korçë aktivitet me gjimnazin ‘Themistokli Gërmenji” për Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

Në kuader të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Arkeologjik Korçë, në bashkëpunim me gjimnazin ‘Themistokli Germenji”, Korçë, zhvilluan një vizitë njohëse në muze.

Pas vizitës, një grup nxënësish nga ky gjimnaz punuan një hartë të Trashëgimisë Kulturore të Qarkut Korçë me monumentet kryesore.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre

Shoqëria sportive nuk njeh kufi, moshë, apo ekip. Kështu ka ndodhur me këta tre mjeshtër të atletikës sonë. Bëhet fjalë për Lorenc Ndocin, kampion dhe rekordmen në garat e gjysmë thellësive, kampion në ski, një sportist model që la emrin e tij në historinë e atletikës sonë.

Në mes është Kostika Fani, ai që u nda nga jeta para disa muajsh, një ish-kampion në 800m dhe në krah të tij rekordmeni dhe kampioni në 400m dhe 800m Mehmet Bozgo, i cili ishte sportist me Tiranën (ish-17 Nentorin) e asaj kohe.

Pas shumë vjetësh ata kanë qenë bashkë, duke treguar se ishin konkurrentë në garë dhe miq në jetë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Korça e 54 viteve më parë…

Korça është një qytet që shumë pak ose asapk nuk ka ndryshime thelbësore, në të paktën këto 50 vitet e fundit.

Kështu në foton e mëposhtme të fiksuar në vitin 1970 me atë që mund të shikosh sot në pedonalen e qytetit, është pothujase e njëjta strukturë ndërtimore, po ato godina me ndonjë ndërhyrje të vogël në fasada.

Korça ruan kështu traditën e vet ndërtimore dhe kjo foto tregon dhe vërteton gjithçka.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Tifozë korçarë 44 vjet më parë në stadium…

Historia shkruhet edhe nëpërmjet fotove. Dëgjojmë shpesh që tifozët korçarë kanë qenë të shumtë në stadiumin “Skënderbeu”.

Kjo është e dukshme në këtë foto. Dikur të rinj, këta tifozë mbushnin shkallët e stadiumit. Ka nga ata që edhe sot janë përsëri në këtë stadium, duke shprehur dashurinë për futbollin dhe për këtë ekip. Eshtë një foto e vitit 1980.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News