81 vjet nga krijimi i Brigadës së Parë Sulmuese në Shqipëri në vitin 1943 me komandant Mehmet Shehu. Kjo brigadë u krijua në Makërz të Vithkuqit.
Brigada përbën formacionin e parë luftarak të formuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare me komandant Spiro Moisiu.
Kjo Brigadë që i dha emër e famë luftës për liri ka shumë rëndësi, jo vetëm për faktin se ka qenë Brigada e parë partizane, njësia e parë e madhe e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare e Shqipërisë, por ajo në vetvete ishte e gjithë Ushtria Nacionalçlirimtare, sepse përbëhej nga partizanë të të gjitha trevave të Shqipërisë.