Skënderbeu tashmë duhet të fillojë të mendojë për mesjavën e ardhshme, teksa të mërkurën e 21 shkurtit në qytetin juglindor do të vijë Dinamo për të luajtur ndeshjen e prapambetur.Skënderbeu vjen në këtë përballje sigurisht më i qetë, pas fitores në transfertë, por edhe më i plotë.Themi këtë pasi të mërkurën, e sigurt që do të kthehen në fushë dy titullarë, që nuk mundën të luanin ndaj Erzenit për shkak pezullimit me kartonë.Kapiteni Dean Liço dhe Randi Dumfor ishin dy lojtarët që qëndruan në shtëpi dhe nuk mundën të ishin në fushë ndaj shijakasve ndërkohë që fatmirësisht për këtë javë nuk ka asnjë lojtar të pezulluar me kartonë dhe ky është një lajm më shumë se i mirë.Nga ana tjetër “sytë” janë te dy futbollistët e dëmtuar. Klevis Shaqe ishte një tjetër titullar që nuk luajti me Erzenin, kjo për shkak të problemit me kaviljen dhe nga ajo që është thënë, mendohet që mbrojtësi i krahut të majtë deri të mërkurën të jetë 100% gati, por kjo mbetet për t’u parë.Një tjetër lojtar që rrezikon është Rei Pecani. Mesfushori ka pësuar dëmtim pas dëmtimi dhe nuk po qëndron i qetë. Gjithsesi gjendja e Shaqes dhe Pecanit do të shihet më konkretisht duke filluar nga nesër.Ndërkohë që në përballjen e së mërkurës nuk ka asnjë lojtar të pezulluar me kartonë, vetëm një futbollist tashmë rrezikon ndeshjen pasardhëse, që do të luhet të dielën me Partizanin. Bëhet fjalë për Juri Merlim, teksa mesfushori ka 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndërshkohet me dinamovitët, atëherë rrezikon të mos luajë me të kuqtë.
Skënderbeu dinamo rikthehen dy titullarë vetëm 1 në rrezik për bardhekuqtë
Date: