Sot luhen ndeshjet e fundit të grupeve të Konferencë League dhe njëkohësisht edhe Ballkani i Ilir Dajës luan shansin e fundit në Kroaci.Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme Dinamo Zagreb-Ballkani është ndeshja e fundit, ndërkohë që situata në grupin ku bën pjesë Ballkani akoma nuk ka zgjidhur çështjen e skuadrës tjetër që do të kualifikohet.Ndërkohë që Viktoria Plzen është ekipi që e ka siguruar kalimin më tej, pasi ndodhet në kuotën e 15 pikëve, Dinamo Zagreb ndodhet në kuotën e 6 pikëve dhe Astana dhe Ballkani kanë nga 4 pikë.Nëse Viktoria Plzen mposht Astanën, ose ndeshja përfundon në barazim, atëherë në rast fitoreje të Ballkanit kalon skuadra e Ilir Dajës më tej, prandaj në Kroaci kosovarët do të japin gjithçka.Në ndeshjen e parë në Kosovë, Ballkani e mposhti 2-0 Dinamon e Zagrebit dhe të presim sonte në mbrëmje në orën 21:00 çfarë do të ndodhë.Suksese Ballkanit!Suksese Ilir Daja në rrugëtimin Europian!
Ilir daja dhe ballkani sot shansin e fundit në konferencë league në kroaci ndaj dinamos zagreb
Date: