Një takim vërtet mbresëlënës dhe pas 40 vitesh ka qenë ai i maturës 1984 të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.
Kanë qenë vetë ish-nxënësit e kësaj shkolle që janë organizuar dhe kanë zhvilluar një takim vërtet të veçantë dhe me mall të madh për ato vite si gjimnazistë dhe gjimnaziste, për gjithçka të kaluar në bankat shkollore.
Sjellim më poshtë këtë foto nga takimi më i fundit i kësaj mature, takime të cilat janë të shumta dhe që mbartin me vete harenë, gëzimin dhe rininë, pasi të gjithë do të donin t’i kujtonin me mall ato vite.
Paçi të gjithë shëndet dhe gëzime në familjet tuaja!