Në orët e fundit ka qenë Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi që ka publikuar një foto ku shikohen katër lojtarë të huaj të Skënderbeut, të cilët po firmosin kontratat e reja me Skënderbeun.
Bëhet fjalë për lojtarë të rinj, teksa një pjesë do të luajnë edhe me ekipin e të rinjve të Skënderbeut, ndërkohë që kontratat me lojtarët afrikanë janë afatgjata.
Nuk ka ndonjë deklaratë nga ana e klubit në lidhje me afatin kohor të firmave që kanë firmosur lojtarët e rinj të Skënderbeut, por që ka edhe kontrata 4-vjeçare.
Futbollistët që shikoni në foto do të luajnë me ekipin e të rinjve, por nëse ka prej tyre që padiskutim do të tërheqin vëmendjen e stafit teknik të Skënderbeut të të rriturve, absolutisht që do të thirren edhe nga ekipi i parë.
Skënderbeu duket se po “vrapon” për të mbyllur sa më parë të gjitha kontratat e reja dhe sigurisht që kjo është diçka shumë pozitive. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një merkato vërtet cilësore dhe kanë afruar shumë talente, në mënyrë që nesër të jenë “trampolinë” për në Europë dhe të sigurojnë të ardhura të tjera për Skënderbeun.
Suksese futbollistëve të rinj!