Qarku Korçë
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”.
Komisariati i Policisë Maliq, kapi dhe ndaloi shtetasin L. P. 35 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në datën 14. 08.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu po nga Komisariati i Policisë Maliq u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq. Ky shtetas dyshohet ka vjedhur një biçikletë në banesën e një 64 vjeçari, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin H. M., 64 vjeç, banuse në Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Lozhan-Maliq”, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka bërë kallzim shtetasi V. G., pasi në mënyrë të përsëritur është kanosur me fjalë në rrjetet sociale nga një person i panjohur. Po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.