Ish-sulmuesi i Skënderbeut dy sezone më parë, Abdul Temitope, nga sot do të jetë pjesë e Ferizaj në Kosovë.
Ka qenë klubi kosovar që ka bërë të ditur ditën e sotme nëpërmjet një postimi ardhjen e ish-lojtarit të Skënderbeut.
Kujtojmë që Abdul Temitope, nigeriani i sulmit të Skënderbeut në kategorinë e parë luajti 24 ndeshje me fanelën bardhekuqe dhe shënoi 12 gola, ndërkohë që në korrik të vitit 2023 do të largohej për në Malajzi me skuadrën e Penang dhe më pas në Islandë me Dalvik.
Erdhi momenti që Temitope të kthehet në një skuadër shqiptare, por këtë herë në Kosovë te Ferizaj.
Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i Abdul Temitope, teksa klubi kosovar ka shkruar këto rreshta:
ë ,
FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul.
Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola.
Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofensive.