Mbyllen të gjitha thashethemet në lidhje me Randi Dumfur dhe ganezi përfundimisht do të kthehet te Skënderbeu për të vijuar aventurën me fanelën bardhekuqe.
Kishte javë e javë të tëra që flitej për Randin, lojtar që së fundmi ishte pranë firmës në Arabi, por që në fund ka bërë prapakthehu. Në kampionatin e Arabisë Saudite, Randi, nëpërmjet klubit “Skënderbeu”, do të shitej për të vijuar atje aventurën, por të dy klubet në fund nuk arritën akordin.
Randi tashmë ka lajmëruar që do të kthehet në Shqipëri, për të respektuar kontratën me Skënderbeun dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të udhëtojë në drejtim të Korçës.
Në këtë mënyrë për Skënderbeun do të ketë edhe një forcë më shumë në prapavijë dhe pas rikthimit të Randit nuk do të ketë më merkato në këtë repart, pasi lojtarët janë.
Kjo do të thotë që Randi përfundimisht nuk do të shitet dhe duhet të mendojë për Skënderbeun, ndërkohë që klubi sigurisht që do t’i ofrojë rinovimin e kontratës, pasi siç dihet i përfundon në fundin e këtij viti.