Skënderbeu më së fundi në javën e tretë arriti të shënonte fitoren e parë të këtij sezoni.
Pas një barazimi dhe një humbjeje, Skënderbeu sot ndali Vllazninë dhe ajo që është më e rëndësishme ia doli me lojë dhe bindi duke e merituar fitoren trepikëshe, të parën në shtëpi.
Ajo që është më e rëndësishme është se Bismark, sulmuesi kryesor i Skënderbeut gjeti golin dhe ngriti në peshë sportdashësit në shkallët e stadiumit.
Tashmë në këto 10 ditë ndërprerjeje të kampionatit Skënderbeu është më i qetë, pasi me 4 pikë është për momentin në vendin e tretë.
“Ujqërit” janë sërish atje, mes më të mirëve të kësaj superlige.
E meritonin të festonin. Bravo djema!