Gjatë pjesës së dytë, sidomos në fillimet e saj kemi dëgjuar se një pjesë e tifozëve në tribunën qëndrore, ishin kundër gjendjes që po tregonin disa futbollistë në fushën e lojës.
Ata shpesh i drejtoheshin edhe trajnerit me emër që t’i largonte ata nga fusha e lojës. Madje edhe vetë Gvozdenoviç kishte pakënaqësi ndaj tyre dhe rrjedhimisht edhe për arsye taktike kanë ardhur disa zëvendësime.
Për fatin e mirë kanë rezultuar shumë të suksesshme, madje i është dhënë më shumë ritëm lojës dhe kanë rritur presionin ndaj kundërshtarit dhe për pasojë ka ardhur dhe goli, por që gjithsesi nuk është vetëm meritë e Bismarkut.
Kjo tregon se stoli i korçarëve ka lojtarë që edhe mund të bëjnë diferencën në momentin që hyjnë në fushën e lojës.