Gentjan Liço zbulon detaje nga takimi me futbollistët

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Lico-foto-e-re.jpg

Nga minuta e 29-të të  takimit të korçarëve me shkodranët, këta të fundit kanë luajtur me një futbollist më pak. Ndoshta që në këto momente u mendua se ndeshja mund të zgjidhej lehtë, por kjo nuk ndodhi deri në momentin e golit.

Në pushim të ndeshjes është mësuar edhe se çfarë stafi ka kërkuar nga futbollistët. Ka qenë zv/trajneri Gentjan Liço që ka deklaruar se: “U kemi bërë me dije futbollistëve, që nuk duhet të ndikohen nga fakti që janë një më shumë. Kjo zakonisht sjell edhe prishje të ekuilibrave në fushë. U kemi kërkuar shumë kujdes se një ndeshje e vendosin edhe episodet dhe nga menyra se si po luan kundërshtari shumë mbrapa, do ta kemi të vështirë dhe ashtu ndodhi realisht.”

Ndërkohë Liço flet edhe mbi lojën e ekipit: “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe meritonim fitore. Kemi luajtuar mirë edhe ndaj Partizanit, por episodi na ka dëmtuar si kur pësuam gol, ashtu edhe kur shpërdoruam mundësitë tona. Ama ky është futbolli dhe ekipi ka nevojë për këtë përvojë.”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Pogradeci nuk ia del dot në transfertën e Kukësit dhe fillon vitin me humbje

Kukësi - Pogradeci 3-1Shënues: Bircaj 12’, 41’, Sefa 78’...

Kategoria e Parë zbret në fushë, të gjithë sy e veshë në Kukësi-Pogradeci

Ashtu si Superiorja edhe Kategoria e Parë rikthehet ditën...

Zyrtare / Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi rinovon kontratën me FSHF-në

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e...