Prefekti Nertil Jole takim me z. Pierre Raynaud, Këshilltarin e Ambasadës Franceze

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/FB_IMG_1725303272170.jpg

Ditën e sotme prefekti Nertil Jole priti z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze.

Kënaqësi të prisja sot në zyrë z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri dhe ekspertin francez të përzgjedhur nga qeveria franceze z. Jérôme Lebars, i cili do të punojë në institucionin e Prefekturës për projektin e rihapjes së Liceut francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Rama që u mirëprit nga Presidenti Macron, në vizitën e tij historike në vendin tonë.

Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin francez dhe do asistojë nga afër procesin, si edhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.

I përcolla zotit Pierre falenderimin tim ndaj Ambasadores së Francës në vendin tonë, znj. Catherine Suard, për angazhimin serioz dhe mbështetjen e gjithanshme për këtë projekt shumë domethënës për qytetin tonë.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kategoria e Parë zbret në fushë, të gjithë sy e veshë në Kukësi-Pogradeci

Ashtu si Superiorja edhe Kategoria e Parë rikthehet ditën...

Zyrtare / Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi rinovon kontratën me FSHF-në

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e...

Skënderbeu/ Ja opinionet e para për dy të afruarit tek korçarët

Skuadra korçare është duke u përgatitur në Durrës dhe...