I ardhur tek korçarët një vit më parë, mesfushori Dejvid Janaqi duke besuar dhe punuar ka mundur të arrijë në një shkallë të lartë. Së pari tek Skënderbeu ka fituar vendin e titullarit duke sakrifikuar dhe duke qenë shumë i qetë.
Duket se një kulm vjen për të në momentin më të mirë, pasi është grumbulluar edhe me Kombëtaren e U-21. Në fakt kjo i ka pëlqyer dhe është normale, por ai është shumë modest.
Gjatë një deklarate ai ka theksuar: “Vërtet është një vlerësim i madh për mua, por unë mendoj për Skënderbeun dhe dua që edhe këtë sezon të jemi në një nivel të lartë dhe së bashku t’ia dalim.”
Këto janë fjalë të thëna me sinqeritet pas ndeshjes me Vllazninë, ku Janaqi ka zëvendësuar Rabiun e skualifikuar dhe mund të thuhet se e ka bërë majft mirë këtë detyrë.