Ekipi korçar është duke zhvilluar stërvitjet e veta. Dita e sotme ishte me dy seanca stërvitore dhe kështu do të vazhdojë edhe ditën e nesërme. Para dite korçarët kanë zhvilluar një seancë stërvitore në palestër, ku në përgjithësi është punuar me forcën dhe pasdite në fushën stërvitore.
Në orën 18:00 ekipi nën drejtimin e stafit të Gvozdenoviçit kishte përgatitur një seancë të një karakteri teknik dhe taktik. Janë këto seanca stërvitore më shumë për të ndrequr edhe ndonjë element që është parë si mangësi në tre ndeshjet e para.
Ndërkohë që këto stërvitje u shërbejnë edhe futbollistëve të afruar, të cilët kanë mundësinë e përshtashmërisë me ekipin dhe njëkohësisht stafi ka mundësinë për të parë edhe se çfarë gjendje fizike kanë. Ndërkohë që aftësitë mund të duken më mirë në ndeshjet miqësore që edhe mund të zhvillohen.