Pas ndeshjes së javës së kaluar me Vllazninë ishin disa futbollistë që pësuan dëmtime dhe për pasojë kanë lënë para kohe edhe fushën e lojës.
Kështu, sulmuesi Bismark ka ndier një kontraktim, Vangjeli është dëmtuar në një dyluftim në zonë dhe kishte problem me kaviljen, ndërkohë që Franklin pësoi një dëmtim në kokë dhe ka luajtur i fashuar.
Por nga sa mësohet dhe është parë, në stërvitjen e pasdites së djeshme të tre këta futbollistë ishin me grupin dhe kanë punuar në pothuajse të gjithë seancën stërvitore.
Kjo do të thotë se nuk kanë më shqetësime dhe duke përfituar edhe nga koha që kanë në dispozicion deri ditën e mërkurë kur kanë ndeshjen e radhës, natyrisht që do të arrijnë rikuperimin e plotë. Ky është një moment i mirë për korçarët në lidhje me këtë fakt.
I vetmi që la kombëtaren U-21 ishte Dejvid Janaqi, i cili duket se ka kohën e përshtatshme deri të mërkurën e ardhshme për të qenë edhe ai gati.