Skënderbeu në 7 javë ka 7 pikë e thënë ndryshe 1 pikë mesatarisht për ndeshje. Kaq pikë e renditin Skënderbeun deri në këto momente në zonën e ftohtë në vendin e 8-të të superligës. Sigurisht që dy javë përpara fundit të fazës së parë, Skënderbeu nuk i ka pikët që kishte menduar dhe kjo padyshim që nuk mund të quhet pozitive në kampin bardhekuq.
2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje do të thotë ndryshe se këto 7 pikë të deritanishme skuadra korçare i ka siguruar në shtëpi, me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Fakti që Skënderbeu nuk ka marrë qoftë edhe një bafazim në 3 ndeshje transferte, tregon qartë se Skënderbeu i këtij sezoni nuk është ai i vjetshmi që luante në transfertë dhe merrte pikë me të gjitha ekipet e superligës.
Pas humbjes së fundit, tashmë do të mendohet vetëm për Egnatian, kampionen në fuqi që do të vizitojë qytetin juglindor në javën e 8-të, ndërkohë që ndaj rrogozhinasve ka vetëm një objektiv, fitoren.
Nëse nuk merren pikët maksimale në 90 minutëshin e radhës, sigurisht që javët në vazhdim do të vështirësoheshin, prandaj Egnatia është përballja për “jetë a vdekje” për Skënderbeun.
Kjo e shtunë do të jetë dhe duhet të jetë ndeshja e Skënderbeut, ndërkohë që të gjithë edhe te Skënderbeu e dinë fort mirë, që me 7 pikë në 7 javë, duhet të vijë kthesa e menjëhershme te bardhekuqtë.
Forca Skënderbe!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”