Sot është një ditë e veçantë për portierin rezervë të Skënderbeut, Herdis Alliu. Edhe pse nuk është aktivizuar asnjë ndeshje deri tani në 9-të javë, Alliu është gati për të qenë në fushë në rast se mungon Marko Aliu, por lojtari në fjalë gëzon respektin e gjithë skuadrës.Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm nuk kanë munguar urimet e shumta për Herdis Alliun, që sot mbush 25 vjeç dhe e ka një ditë të veçantë, pasi do festojë ditëlindjen dhe shokët duan t’i bëjnë dhuratë, fitoren ndaj Egnatias.Kanë qenë të parët Marko Alia dhe Erlis Frashëri, ata që e kanë uruar dhe nuk ka munguar edhe urimi i Gresild Likës, apo edhe shumë të tjerëve.Madje kapiteni Erlis Frashëri e ka uruar me foton që po sjellim më poshtë, ku duket Frashëri së bashku me Alliun.Duket qartë që Herdis Alliu është shumë pranë grupit të lojtarëve dhe ka respekt të madh nga të gjithë.Edhe 100 vite të lumtura Herdisit! Dhe me fitore sot ndaj Egnatias!
Skënderbeu portieri herdis alliu sot ka ditëlindjen shokët duan ta urojnë me fitore ndaj egnatias
Date: