Skënderbeu mposhti dje Tiranën në kryeqytet në ndeshjen e tretë të Grupit A për Ligën “Gjergj Kastrioti” në një fitore fantastike dhe me shumë emocione. 3-1 për korçaret ka qenë rezultati përfundimtar, duke treguar edhe njëherë se në Shqipëri dy rivalet Tirana dhe Partizani janë të pafuqishme për të mundur këtë Skënderbe.
Gjithsesi ndeshja e djeshme ishte për Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe me këtë fitore Skënderbeu siguroi kreun e grupit duke qenë tashmë kandidati numër një për fitimin edhe të këtij trofeu mbarëshqiptar.
Fitorja e djeshme ndaj Tiranës konfirmohet që ishte ndeshja e fundit për vitin 2024-ër për Skënderbeun dhe mund të themi që bardhekuqet e rrjetës kanë mbyllur një vit të shkëlqyer, ndërkohë që sigurisht ka qenë një vit me plot suksese dhe që ka kënaqur pafund edhe tifozët e shumtë që jo më kot e kanë mbështetur kaq shumë këtë Skënderbe të madh.
Po kaq i kënaqur për fitoren e djeshme ka qenë edhe trajneri i Skënderbeut, Orlando Koja, që e ka cilësuar Tiranën si rivalen e përhershme të Skënderbeut, por që Skënderbeu është Skënderbe:
“Me fitoren e djeshme ndaj Tiranës, skuadra jonë e mbylli vitin sportiv me një fitore të bindshme ndaj rivalit të përhershëm Tirana dhe gjithashtu forcoi vendin e parë në krye të Grupit A.”
Këto kanë qenë fjalët e Kojës, duke treguar qartë se ka mbetur më shumë se i kënaqur me skuadrën e tij dhe u mbyll një vit me kaq shumë suksese.
Tashmë Skënderbeu në volejboll për femra duhet të mendojë për vitin e ardhshëm, ku e presin të tjera trofe dhe ne u urojmë vajzave: Suksese dhe vetëm suksese!
Skënderbeu defeated Tirana yesterday in the capital in the third match of Group A for the “Gjergj Kastrioti” League—a fantastic and highly emotional victory. The final score was 3-1 in favor of the team from Korça, once again demonstrating that in Albania, the two rivals Tirana and Partizani are powerless to overcome this Skënderbeu.
“KORÇA BOOM”