Skënderbeu-Bylis 1-0
Shënues: Rashica 8’
Skënderbeu: Alia, Vasquez, Rabiu, Rashica, Randi, Vangjeli, Balaj, Janaqi, Zenullari (Shaqe 18’), Frenklin, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.
Bylis: Hasanbelli, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Marku, Ofori, Ruçi, Bruno, Gjata, Camara, Malomo. Trajner: Nevil Dede
Kartonë të verdhë: Peralta, Ruçi
Ndeshja ka nisur e mirë për Skënderbeun që menjëherë ka vënë nën presion Bylisin me dy raste të pastra, ndërkohë që pa kaluar as 8-të minuta lojë është Skënderbeu që shënon me anë të të zakonshmit Ermir Rashica. Pasi ju shpëton mbrojtësve me shpejtësi, Rashica nuk e ka të vështirë të shënojë golin e avantazhit që sigurisht që çliron djemtë e Ernest Gjokën.
Pas golit është sërish Skënderbeu me anë të Balaj nuk arrin të gjejë sërish kuadratin në minutën e 9-të, por e nxjerr topin jashtë dhe shpeton Bylisi nga goli i dytë.
Edhe në minutën e 18-të ishte Rashica që del i vetëm në zonë, gjuan por topi përplaset te mbrojtësit e Bylisit. Skënderbeu deri në gjysmën e pjesës së parë luan në vijën e parë të sulmit dhe kërkon pse jo edhe golin e sigurisë. Në të 23-ën minutë është Bismark që merr një top të saktë shkon në zonë, gjuan dhe gol, por më pas është flamuri i anësorit që anulon golin në pozicion jashtë loje.
Vetëm në minutën e 38-të miqtë për pak sa nuk shënojnë edhe rastin e parë të rrezikshëm, por është Marko Alia që ndal gjuajtjen e Gjatës që ishte një gol i sigurtë.
45 minutat e pjesës së parë mbyllen 1-0 për Skënderbeu me një lojë shumë të mirë për bardhekuqtë që kanë pasur edhe raste të tjera shënimi.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
6’ – Dy raste ideale për Skënderbeun. Ka qenë Janaqi që për pak sa nuk shënon por topi përplaset në kurrizin e mbrojtësve të Bylisit. Më pas Rashica për pak sa nuk shënon dhe sërish dy raste të arta.
8’ – Dy minuta më vonë vjen edhe goli i Skënderbeut. Teksa Ermir Rashica në zonë ju shpëton mbrojtësve miq, del përballë portës gjuan dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.
18’ – Është sërish futbollisti nga Mitrovica Ermir Rashica që pak sa nuk e dërgon topin në kuadrat, por mbrojtja e skuadrës mike e ndal gjuajtjen e tij, duke shpëtuar një moment të pastër.
23’ – Skënderbeu shënon me anë të Bismark, por për gjyqtarin anësor është pozicion jashtë loje, gjë që e ka konfirmuar më vonë edhe VAR-i.
38’ – Është Bylisi që gjen rastin e parë të rrezikshëm, teksa Gjata përballë diagonal gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurtë.
The match has started well for Skënderbeu, who immediately put Bylis under pressure with two clear chances. Moreover, within just 8 minutes of play, it’s Skënderbeu who scores through the ever-reliable Ermir Rashica. After escaping the defenders with speed, Rashica finds it easy to score the opening goal, which undoubtedly lifts the spirits of Ernest Gjoka’s team.
“KORÇA BOOM”