Valter Xhelillari, personi që hyri në ambjentet e një banke të dytë në Korçë,është shfajësuar para grupit të hetimit, duke pretenduar se këtë veprim e ka kryer pasi ishte hutuar teksa fliste në telefon me të dashurën e tij, B. Meta.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka siguruar dëshmitë e personit të arrestuar, i cili ka treguar se nuk ka pasur asnjë qëllim të kryente grabitjen e bankës, por sipas tij në datën 21 dhjetor 2024 është futur në hyrjen e saj, krejt rastësisht dhe në mënyrë të pallogjikshme pasi ishte në gjëndje të dehur dhe po fliste në telefon me të dashurën.
Nga kqyrja e telefonit është konstatuar se në aplikacionin “Messenger” me kontaktin B.Meta, ka patur një bisedë “Videocall” e filluar në orën 09:18 që ka zgjatur 55:14 minuta.
Nisur nga dëshmia e tij dhe kqyrja e aparatit të telefonit, prokuroria e Korçës, ka vendosur të heqë akuzën e “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” duke ngritur për Valter Xhelillarin akuzën e “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës me zjarr”.
“…dje kam qënë i dehur që në orët e para të mëngjesit. Nga pasditja vone kam shkuar te bar L…, ku kam qendruar rreth 2 orë atje. Aty kam konsumuar përsëri alkool atje. Kam dalë nga bar L… dhe kam qënë duke folur në “Messenger”, me një vajzë që e kam te dashur, e cila jeton në Itali. Kam kaluar në pedonalen e qytetit dhe më pas kam qënë duke kaluar te banka. Kam qënë shumë i dehur dhe nuk e mbaj mend, se cila bankë ka qënë. Kam qënë duke folur akoma në “Messenger” me këtë vajzën dhe një moment i kam rënë një dere me shkelmë, por nuk e dija se çfarë ishte bankë, apo dyqan. Që kur i kam rënë derës me shkelme, nuk mbaj mend më se çfarë kam bërë deri kur kam shkuar në shtëpinë time. Dhe si kam shkuar në shtëpinë time, nuk e mbaj mend…”- ka treguar i arrestuari Valter Xhelillari.
Ndërkohë sipas tij një ditë më pas në orët e darkës, ka hapur telefonin dhe ka folur me të dashurën që është në Itali. Ajo më tha që dje kisha bërë një gabim, duke ma shpjeguar situatën.
“…unë dje kam qënë i pandërgjegjshëm fare. I dehur dhe nuk e mbaj mend çfarë kam bërë. Tani që e kam kuptuar se çfarë kam bërë ndjehem i penduar. Unë kërkoj falje për veprimin që kam bërë. Nuk ka qënë synimi im që të vidhja bankën. Asnjëherë nuk i kam bërë këto veprime në jetën time…”-ka deklaruar i arrestuari.
Pritet që ditën e nesërme Valter Xhelillari të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.
Valter Xhelillari, the individual who entered the premises of a second bank in Korçë, has defended himself before the investigation team, claiming that he carried out this action because he was distracted while talking on the phone with his girlfriend, B. Meta.
“KORÇA BOOM”