Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës prej orës 11:00 nisi pritja nga Imzot Joan Pelushi, ku qindra besimtarë kanë shkëmbyer urimet e tyre me mitropolitin dhe pjesëmarrësit e tjerë. Në ambientet e Mitropolisë, morën pjesë figura politike dhe drejtues institucionesh, të cilët kanë përcjellë urimet e tyre për këtë ditë të shenjtë.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka theksuar se kjo ditë përkon me lindjen e Krishtit, si lindje e shpresës dhe besimit për ditë më të mira.
“Sot është një ditë e shenjtë, një ditë e gëzuar, një ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë të qytetit, bashkisë së Korçës dhe mbarë vendit. Është dita e Krishtlindjes. Lindja e Krishtit nuk është lindje e një njeriu të zakonshëm, por është lindja e shpresës, bësimit për ditë më të mira. Kështu që, në këtë ditë kaq të veçantë dëshiroj të uroj gjithë besimtarët e krishterë, dhe familjeve korçare e më gjerë, gëzuar! Le të sjellë kjo ditë më shumë shpresë dhe besim për ditë më të mira.”
Për kryetarin e këshillit të qarkut, Erjon Nexhipi, Krishtlindja është festa që përgjithëson shoqërinë tonë pasi simbolizon lindjen e një fëmije.
“Krishtlindjet janë festa që mund të them përgjithëson gjithë shoqërinë tonë. Festohet nga të gjithë sepse ka një simbolikë të jashtëzakonshme, lindjen e një fëmije. Uroj shqiptarët gëzuar Krishtlindjet!”
Krishtlindja mbetet një nga festat më të veçanta për besimtarët ortodoksë të cilët prej mëngjesit të sotëm kanë ndjekur meshën e mbajtur nga Imzot Joan Pelushi, e më pas janë drejtuar në Mitropolinë e Korçës ku kanë shkëmbyer mesazhe urimi.
In the Holy Metropolis of Korçë, starting at 11:00 AM, a reception was held by His Grace Bishop Joan Pelushi, where hundreds of believers exchanged their greetings with the metropolitan and other participants. In the premises of the Metropolis, political figures and institutional leaders were present, conveying their best wishes for this holy day.
“KORÇA BOOM”