Falënderime e mirënjohje në këtë fundviti për të gjithë gazetarët dhe operatorët e mediave lokale dhe kombëtare në Korçë.
Në këtë fundviti, Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë gazetarët dhe operatorët e mediave lokale dhe kombëtare. Ata, me përkushtim dhe angazhim të palodhur, kanë pasqyruar zhvillimet dhe ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë vitit në gjithë territorin e Korçës, duke ofruar informacion të shpejtë dhe të saktë për qytetarët.
Me një profesionizëm të jashtëzakonshëm, ata janë bërë një faktor shumë i rëndësishëm në pasqyrimin e realitetit dhe në nxitjen e reflektimit komunitar dhe institucional. Gazetarët kanë kontribuar në ndihmën e krijimit të një debati publik të hapur, duke ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve. Roli i tyre është i pazëvendësueshëm dhe gjithnjë i çmuar për qytetin dhe vendin.
“Gëzuar vitin e ri dhe një vit të mbarë për të gjithë!” – ka qenë urimi i kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.
Gratitude and appreciation at the end of the year for all journalists and media operators at the local and national level in Korçë.
At this year’s end, the Mayor of Korçë, Sotiraq Filo, extends his deepest gratitude and appreciation to all journalists and media operators at both the local and national levels. With tireless dedication and commitment, they have reflected on various developments and events that occurred throughout the year across the Korçë region, providing citizens with swift and accurate information.
“KORÇA BOOM”