Merkatoja dimërore e Skënderbeut do të jetë e fshehtë, pa deklarata mediatike, pa bujë dhe në këtë mënyrë mund të themi që klubi bardhekuq do të punojë në heshtje deri në ndryshimin e situatës. Orët e fundit, burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe trajnerit, Ernest Gjoka. Takimi është zhvilluar në resortin “Tropikal” në Durrës dhe ka zgjatur disa orë.
E gjithë biseda e këtij takimi mësohet se ka qenë merkatoja e skuadrës bardhekuqe, ku në tavolinë Gjoka ka parashtruar një listë me lojtarët që nuk i do më në skuadër, e thënë ndryshe që nuk janë në planet e tij dhe sigurisht e gjithë kjo listë do të zëvendësohet me emra të tjerë futbollistësh që do të afrohen në këtë merkaro dimërore.
Kërkesa: Gjatë gjithë kësaj kohe që kur ka ardhur te Skënderbeu, trajneri bardhekuq është përpjekur të ndryshojë gjendjen psikologjike të skuadrës, por kjo nuk ka ndodhur dhe sigurisht që këtë gjendje vetë kryepankina e lidh me faktin që disa lojtarë nuk kanë dhënë më të mirën për fanelën dhe në këtë mënyrë nuk mund të jenë në planet e klubit. Kërkesa e trajnerit ka qenë që të ketë ndryshime dhe kjo sigurisht që do të plotësohet nga njëshi i klubit, pasi është trajneri ai që do të ndërtojë Skënderbeun e ri në janarin e 2025-ës dhe në vazhdim.
Takimi: Takimi që është zhvilluar mes presidentit dhe trajnerit nuk është i fundit, pasi menjëherë pas Vitit të Ri, pritet që të ketë një takim tjetër dhe më konkret. Në tavolinën e presidentit Ardjan Takaj, mësohet se kanë mbërritur kërkesa të shumta nga lojtarë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit dhe të gjithë këta do të përzgjidhen për të vendosur mbi ata që do të veshin përfundimisht fanelën e Skënderbeut në këtë merkato dimërore, pasi do të përzgjidhen ata që i shkojnë për shtat lojës së këtij ekipi. Tashmë mësohet se kanë nisur edhe kontaktet edhe pse në këtë periudhë është e vështirë të gjesh elemente shumë cilësorë, gjithsesi merkatoja është përqëndruar së pari në tregun e huaj.
Starti: Skënderbeu mësohet se startin e Vitit të Ri do ta ketë më 3 janar dhe do të jenë vetëm pak ditë stërvitje, për vetë faktin se më 11 janar skuadra do të luajë ndeshjen e parë të vitit ndaj Partizanit në kryeqytet, takim i vlefshëm për javën e 20-të. Gjatë këtyre ditëve deri në rifillimin e kampionatit, apo edhe në vazhdim lojtarët që janë piketuar të afrohen një e nga një dhe do të shikohet më pas edhe forma e tyre për të pretenduar më pas që të jenë përse jo edhe pjesë e formacionit. Skënderbeu në këtë mënryë ka filluar të lëvizë dhe që Skënderbeu i ri do të jetë me shumë ndryshime, kjo nuk ka diskutim. Tashmë të gjithë në juglindje janë në pritje të mësojnë emrat e parë që do të vijnë në Korçë.
The winter transfer market for Skënderbeu will be kept secret, without media statements or publicity, meaning the white-and-red club will work quietly until the situation changes. Recently, sources close to our portal revealed that a face-to-face meeting took place between Skënderbeu’s president, Ardjan Takaj, and coach Ernest Gjoka. The meeting was held at the “Tropikal” resort in Durrës and lasted several hours.
The entire discussion during this meeting is reported to have focused on the club’s transfer market, where Gjoka presented a list of players he no longer wants in the team—in other words, those not in his plans. This list will, of course, be replaced with the names of other players who will be brought in during this winter transfer window.
“KORÇA BOOM”