Skënderbeu tashmë ka mbyllur vitin 2024 dhe më konkretisht ka mbyllur edhe 19 javët e para të sezonit 2024-2025. Një Skënderbe tjetër këtë sezon me ndryshime të shumta dhe me lojtarë që sigurisht kanë vlerë të lartë dhe kanë pasur rritje të madhe, gjë që e tregon qartë edhe vlera totale e gjithë skuadrës në këto momente.
Pak ditë më parë ka qenë portali ynë që ka sjellë edhe lojtarin më të shtrenjtë të Skënderbeut, Ermir Rashica që ka pasur një rritje vërtet të madhe nga dita e parë që erdhi te bardhekuqtë. Plot 500 mijë euro vlen Ermiri, sulmuesi i Skënderbeut, lojtar që është vetëm 20 vjeç, ndërkohë që është talenti i futbollit shqiptar, teksa ka shumë kërkesa edhe nga klube të mëdha europiane.
Rashica qëndron në krye të listës së lojtarëve të Skënderbeut, ndërkohë që pas tij vijnë të tjerët me radhë. Sot po sjellim të gjithë skuadrën me emrat e futbollistëve, teksa i dyti është Mario Rabiu me 300 mijë euro, ndërkohë që me 250 mijë euro janë disa lojtarë, si Alia, Janaqi, Merlim.
Dhe kështu me radhë të gjithë futbollistët së bashku e bëjnë Skënderbeun që sot të kushtojë 4.3 milion euro, një vlerë shumë më e lartë se një vit më parë. Pak më shumë se 2 milion euro kushtonte Skënderbeu sezonin e kaluar dhe vlera e gjithësecilit thuajse është rritur, me përjashtim të ndonjë futbollisti. Kjo tregon qartë se skuadra bardhekuqe ka talente të shumtë, talente që vërtet kërkohen shumë nga klube të ndryshme dhe që Skënderbeu është kthyer një klub që rrit talente, por ka treguar që di edhe t’i shesë.
Të presim tashmë 2025-ën për të parë se çfarë vlera në treg do të kenë lojtarët e Skënderbeut!
Lista e lojtarëve të Skënderbeut me vlerat sipas transfermarkt:
Ermir Rashica 500 mijë euro
Mario Rabiu 300 mijë euro
Marko Alia 250 mijë euro
Dejvid Janaqi 250 mijë euro
Juri Merlim 250 mijë euro
Albi Doka 200 mijë euro
Ardit Nikaj 200 mijë euro
Luko Vaskez 200 mijë euro
Randi Dumfor 200 mijë euro
Elvis Prençi 150 mijë euro
Liridon Balaj 150 mijë euro
Kosta Vangjeli 150 mijë euro
Marko Ramos 150 mijë euro
Bismark Çarls 150 mijë euro
Ergi Zenullari 150 mijë euro
Franklin Kamleu 125 mijë euro
Erolind Krasniqi 100 mijë euro
Klevis Shaqe 100 mijë euro
Kristian Rroku 100 mijë euro
Rei Pecani 100 mijë euro
Henrik Nerguti 100 mijë euro
Foti Çuçka 100 mijë euro
Etienne Tare 25 mijë euro
Skerdi Xhixho 25 mijë euro
Tayo Abiodun 25 mijë euro
Gift Akpama 25 mijë euro
Oniks Grezda 25 mijë euro
Skënderbeu has already concluded the year 2024 and specifically completed the first 19 weeks of the 2024-2025 season. This season has seen a transformed Skënderbeu, with numerous changes and players of high value who have shown significant growth, clearly reflected in the current total value of the squad.
Just a few days ago, our portal highlighted Skënderbeu’s most valuable player, Ermir Rashica, whose market value has significantly increased since his first day with the team. The 20-year-old forward is now worth a remarkable €500,000. Rashica is considered one of the top talents in Albanian football and has attracted interest from major European clubs.
“KORÇA BOOM”