Barleti Volley – Pogradeci 2-3( 25-16, 14-25, 25-22, 14-25, 13-15)Pogradecaret e drejtuara nga trajneria Mimoza Shahu kanë suprizuar Barleti Volley duke e mundur në kryeqytet me rezultatin 2-3, në një ndeshje që mund të thuhet se ishte përcaktuese për të dy ekipet.Pogradeci hedh një hap para finaleve të Kupës së Shqipërisë, kur dihet se dy ekipet e vendit të parë dhe të dytë kalojnë për të formuar katërshen. Seti i parë foli për vendaset që fitojnë 25-14. Por në setin e dytë kundërpërgjigjen pogradecaret duke fituar 14-25. Seti i tretë është shumë i ekulibruar ku të dy ekipet shkojnë deri në fund si të barabarta, por në pikët e fundit buzëqeshin liqenoret.Seti i katërt flet për epërsi të Barletit, që fitojnë duke barazuar setet në 2-2. Kështu që është dashur seti final. Një emocion i madh ku të dy ekipet japin maksimumin, por Pogradeci tregohet më i përqëndruar, i saktë në çdo veprim dhe për pasojë fitojnë me dy pikë diferencë.Në këtë mënyrë janë të gjitha mundësitë që liqenoret të jenë në vendin e dytë pas ekipit të Skënderbeut dhe kjo natyrisht është një sukses shumë i madh i këtij ekipi që po bën shumë mirë në këtë sezon si në kampionat, ashtu edhe në kupë.
Volej kupa e shqipërisë pogradeci shkëlqen me
Date: