Parashikimi i motit 5 Janar 2025, vranësira dhe ngrica

Date:

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Gjithashtu, sipas SHMU, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës, në zonat luginore pritet prezencë mjegulle ose mjegullinë, ndërsa ngricat do të jenë prezente përgjatë disa akseve rrugore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Today, our country will be dominated by clear weather and light, passing clouds, with clearer skies being more pronounced along the western lowlands.

Meanwhile, mountainous areas along the eastern stretches will experience not only clear skies but also somewhat more frequent cloudiness. This atmospheric stability will accompany us throughout the night as well.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin e Pogradecit!

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin...