Ndërkohë që është kohë merkatoje dhe sigurisht në fundjavë është edhe ndeshja e javës së 20-të, te Skënderbeu kanë disa dilema, ku sigurisht dilema më e madhe është ajo e Ermir Rashicës. Sulmuesi kosovar i Skënderbeut është përfolur shumë kohët e fundit që mund të shitej në janar, por gjasat tashmë sa vijnë e zvogëlohen. Ka disa arsye që Rashica të mos shitet tani në këtë merkato dimërore, por në merkaton verore.
Duke qenë se Skënderbeu ka objektivin madhor për të shpëtuar prej rënies nga superliga dhe i duhen lojtarë, Rashica është një nga ata futbollistë që i duhet shumë skuadrës, aq më tepër që është edhe golashënuesi më i mirë i këtij ekipi deri tani, me 7 gola. Në adresë të sulmuesit kosovar dhe talentit të superligës ofertat kanë qenë të shumta edhe gjatë këtyre ditëve, por sigurisht që trajneri Ernest Gjoka ka kërkuar që lojtari të qëndrojë të paktën deri në verë, ndërkohë që në emailin e presidentit ofertat sa vijnë e janë më të shumta.
Ermir Rashica ka pak gjasa që të shitet, duke mos pasur lojtarë të tjerë që të afrohen për të zëvendësuar Ermirin. Që Rashica ka pak gjasa të shitet tani, e vërteton më së miri edhe njoftimi më i fundit që ka publikuar pak minuta më parë klubi bardhekuq. Në njoftim është postuar fotoja që bën të ditur ndeshjen e fundjavës dhe në foto është profili i Ermir Rashicës, që dotë thotë se edhe Rashica duhet ta ketë mendjen te ndeshja dhe jo te ajo që do të shitet apo jo.
NJOFTIMI I KLUBIT
Ndeshja e radhës
Partizani-Skënderbeu
E Shutnë, 11 janar / Ora 17:00
Stadiumi “Arena e Demave”
While it is the transfer window and of course, the match of the 20th week is coming up, Skënderbeu is facing some dilemmas, with the biggest one certainly being that of Ermir Rashica. The Kosovar forward of Skënderbeu has been widely discussed lately, with rumors suggesting he could be sold in January, but the chances of that happening are now shrinking. There are several reasons why Rashica may not be sold in this winter transfer window, but rather in the summer one.
Since Skënderbeu’s main objective is to avoid relegation from the Superliga and they need players, Rashica is one of the key footballers for the team, especially considering he is the top scorer of the team so far with 7 goals. There have been numerous offers for the Kosovar forward and the league’s talent in these recent days, but it is clear that at least coach Ernest Gjoka has asked for the player to stay until at least the summer, while the offers to the president’s email continue to increase.
“KORÇA BOOM”