SKËNDERBEU/ 11-25 janar, 4 ndeshje në 14 ditë. 3 në shtëpi!

Date:

Ekipet e superligës shqiptare dhe më konkretisht Skënderbeu nuk ka kohë të pushojë, pasi qysh këtë javë ngarkesa do të jetë e lartë me ndeshjet zyrtare që do të startojnë shumë shpejt, madje e para për korçarët do të jetë më 11 janar, të shtunën me transfertën e parë të vitit 2025-së ndaj Partizanit në kryeqytet.

Tashmë është bërë zyrtare dhe Skënderbeu ka startuar seancat stërvitore qysh më datën 3 janar dhe sipas klubit bardhekuq seancat do të vijojnë deri të premten në Resortin “Tropikal” në Durrës, atje ku është grumbulluar prej ditësh skuadra bardhekuqe. Të gjithë futbollistët tashmë ndodhen nën urdhërat e Ernest Gjokës, ndërkohë që ka edhe futbollistë që janë afruar në këtë merkato dimërore, por emrat nuk janë bërë publike.

Koha nuk është e mjaftueshme dhe Skënderbeu qysh këtë të shtunë do të duhet të zbresë në fushë ndaj Partizanit së pari dhe më pas me ndeshjet e tjera, Kupën e Shqipërisë dhe kampionat.

Në këtë mënyrë pas 11 janarit ku juglindorët do të luajnë ndaj të kuqve në kryeqytet, Skënderbeu gjithë pjesën tjetër të janarit do ta kalojë në shtëpi. Më 15 janar, pra pak ditë pas javës së 20-të, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ku në turin e 1/8 do të presë Vorën në stadiumin “Skënderbeu”, skuadër e kategorisë së parë.

Më pas në muajin janar janë edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur në stadiumin juglindor, ku të dyja në bazë edhe të shortit Skënderbeu do të jetë skuadra pritëse. Në datën 19 janar së pari Skënderbeu do të përballet me Vllazninë dhe një javë më vonë më 25 janar do të presë po në shtëpi, këtë herë Teutën. Pra, në muajin e parë të vitit, tre ndeshje Skënderbeu do t’i luajë në shtëpinë e vet dhe vetëm një në transfertë.

Në bazë të shortit, Skënderbeu ka shansin që ta kalojë krizën, por kriza kalohet me rezultate dhe qysh në startin e 2025-ës skuadra e Gjokës do të kërkojë ndryshimin, pasi vendi i fundit në “Abissnet Superiore” që mban për momentin ekipi, ka bërë që moralisht skuadra të mos jetë atje ku duhet. Të presim dhe të shohim, pasi edhe ndeshja e parë e këtij viti nuk është e largët dhe Skënderbeu nuk do të ketë shumë kohë për t’u përgatitur.

Ndeshjet në muajin janar 2025 për Skënderbeun

11.01.2025 Partizani-Skënderbeu Ora 17:00

15.01.2025 Skënderbeu-Vora (Kupa e Shqipërisë) Ora 17:00

19.11.2025 Skënderbeu-Vllaznia Ora 16:30

25.01.2025 Skënderbeu-Teuta Ora 16:30

The teams of the Albanian Superliga, and more specifically Skënderbeu, don’t have time to rest, as the workload will be heavy starting this week with official matches set to begin soon. In fact, the first match for the Korça team will be on January 11, Saturday, with their first away game of 2025 against Partizani in the capital.

It has now been made official that Skënderbeu has started training sessions since January 3, and according to the club, these sessions will continue until Friday at the “Tropical” Resort in Durrës, where the team has been gathered for several days. All the players are now under the orders of Ernest Gjoka, and there are also new players who have joined the team during this winter transfer window, but their names have not been made public yet.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Pranga angleze “mbretit” të ringut Florian Marku, ja për çfarë akuzohet

Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova,...

SKËNDERBEU firmos me një brazilian 27-vjeçar për sulmin

Skënderbeu duket se po nxiton shumë në këtë merkato...