Korçarët duket se do të jenë shumë aktivë në merkato edhe pse ekipi në këtë moment është përqendruar në stërvitje. Stafi i merkatos, që drejtohet nga Drejtori Teknik Ardi Gjanci, ka bërë me sa duket goditjen e parë. Bëhet fjalë për një përforcim të korçarëve me një futbollist nga Portugalia.
Është fjala për Paulo Estrela, 25-vjeçarin që tashmë mund të thuhet se është pjesë e korçarëve. Ky futbollist është i njohur për teknikën e tij të shkëlqyer në mesfushë dhe rolin e organizatorit, por luan edhe pas sulmuesve.
Estrela është 1.71 cm i gjatë dhe ka qenë pjesë e ekipit të Porto B. Kjo do të thotë se ai është një futbollist me vlera dhe e vërteton edhe fakti se ka qenë pjesë e kombëtares së Portugalisë për moshat deri në 19 vjeç, ku ka shënuar gol kundër Azerbajxhanit.
Estrela ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin Portimonenses dhe njihet si futbollist profesionist në ligën e dytë të Portugalisë.
Duket qartë se ai është një futbollist me vlera të larta, ku sipas “transfermarkt”, kartoni i tij ka një vlerë mbi 200 mijë euro.
Në ditët në vijim do të mësohen edhe detaje të tjera nga kontrata që do të nënshkruajë futbollisti me klubin e Skënderbeut.
Estrela is 1.71 meters tall and has been part of Porto B’s team. This means that he is a player with valuable experience, and this is further confirmed by the fact that he has been part of the Portugal U-19 national team, where he even scored a goal against Azerbaijan.
Estrela has signed a 3-year contract with Portimonenses and is known as a professional player in Portugal’s second division.
It is clear that he is a player with high value, with his market value currently estimated at over 200,000 euros, according to “Transfermarkt.”
In the coming days, more details about the contract that Estrela will sign with Skënderbeu will be revealed.
“KORÇA BOOM”