Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të njohur shqiptarë Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të dalë nga burgu në Gjermani.
Gazetarët e Top Channel, Endi Tufa dhe Muhamed Veliu kanë arritur të sigurojnë ekskluzivisht dokumentin e gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupës gjykuese e cila i ka komunikuar kuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.
Sipas kësaj shkrese Florian Marku akuzohet për tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rënda, armbajtje pa leje dhe përdorim arme. Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rus.
Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite. Për momentin Top Channel ka mësuar se në pritje që autoritetet greke të shkojnë ta marrin boksieri shqiptar, i cili ndodhet në një paraburgim të Londrës.
Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.
The story of the well-known Albanian boxer Florian Marku takes an unexpected turn. He has been arrested again in London after managing to get out of prison in Germany.
Top Channel journalists Endi Tufa and Muhamed Veliu have exclusively obtained the extradition court document from London. According to this document, based on an international arrest warrant, Marku was arrested and brought before the judicial panel, which communicated the charges stemming from the arrest warrant issued by Greece.
“KORÇA BOOM”