Kategoria e Parë rikthehet këtë të premte me ndeshjet e javës së 18-të, ku përballja mes Kukësit dhe Pogradecit do të hapë siparin, ndërsa të shtunën do të zhvillohen takimet e tjera.
Në prag të rifillimit të kampionatit, Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka organizuar seminarin teorik dhe testet fizike për arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë. Fillimisht, arbitrat iu nënshtruan testeve fizike, të cilat i përfunduan me sukses. Më pas, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u zhvillua seminari teorik, ku u trajtuan situata të ndryshme të lojës dhe interpretimet e sakta të rregulloreve.
Diskutimet mes arbitrave u fokusuan në analizimin e rasteve konkrete nga ndeshjet, identifikimin e problematikave dhe aspekteve për përmirësim. Gjithashtu, Departamenti i Arbitrimit zhvilloi edhe një seminar të veçantë me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, duke analizuar performancën e tyre deri më tani dhe duke diskutuar çështjet që kërkojnë përmirësim.
Pas përfundimit me sukses të këtij procesi, gjithçka është gati për rifillimin e ndeshjeve.
The First Category returns this Friday with the matches of the 18th round, where the clash between Kukësi and Pogradeci will kick off the action, while the other games will take place on Saturday.
Ahead of the championship’s resumption, the Arbitration Department of the Albanian Football Federation (FSHF) has organized a theoretical seminar and physical tests for the referees and assistants of the First Category.
Initially, the referees underwent physical tests, which they successfully completed. Later, in the premises of the “House of Football,” a theoretical seminar was held, where various game situations and the correct interpretations of the rules were discussed.
“KORÇA BOOM”