Kishim njoftuar me shkrimet e gjatë këtyre ditëve se një revolucion pritet tek ekipi i Pogradec. Dhe, realisht, sipas asaj që njoftuam, ka ndodhur. Tashmë, zyrtarizohen futbollistët e larguar nga ky ekip dhe janë tetë futbollistë që, nga ky moment, janë lojtarë të lirë.
Në fakt, këta futbollistë ishin nën kontratë deri në fund të sezonit. Por tani, palët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë bërë me mirkuptim zgjidhjen e kontratave.
Presidenca pogradecare ka treguar gatishmëri për t’i lënë këta futbollistë të lirë, por ndërkohë janë plotësuar edhe kushtet financiare që futbollistët kishin kërkuar për këtë periudhë, dhe gjithçka ka qenë brenda çdo rregulli dhe marrëveshjeje mes palëve.
Artjon Topllari, Mateo Pere, Fabjon Nallbati, Renato Këndezi, Franko Kapllani, Cystia Puis dhe Freeman Puis janë futbollistët që, në këtë moment, janë të lirë dhe kanë tërhequr të gjithë dokumentacionin e duhur. Ata janë në kërkim të ekipeve të reja. Nga sa është mësuar, shumë shpejt këta futbollistë do të nënshkruajnë kontratat e tyre të reja me ekipe të kategorisë së parë.
The Pogradec presidency has shown willingness to release these players, but at the same time, the financial conditions requested by the players for this period have been met, and everything has been carried out within all rules and agreements between the parties.
Artjon Topllari, Mateo Pere, Fabjon Nallbati, Renato Kwndezi, Franko Kapllani, Cystia Puis, and Freeman Puis are the players who, at this moment, are free and have withdrawn all necessary documentation. They are now looking for new teams. According to what has been learned, these players will soon sign new contracts with first-division teams.
“KORÇA BOOM”