Kukësi – Pogradeci 3-1
Shënues: Bircaj 12’, 41’, Sefa 78’ / Kasmollari 74’
Me shumë interes është pritur takimi i liqenorëve për ndeshjen e parë të këtij viti, kur ata kanë luajtur në transfertë me ekipin e Kukësit. Pogradeci, me shumë futbollistë të larguar, edhe pse ka afruar shumë futbollistë, duket se vetëm Zguro dhe Vokri janë ata të federuarit që kanë luajtur në këtë takim.
Por, kanë qenë kuksianët ata që kanë shënuar golin e parë me anë të Bircajt në minutën e 12-të dhe përsëri vendasit me të njëjtin autor, pikërisht Bircaj, që shënon edhe golin e dytë në minutën e 41-të. Trajneri i liqenorëve, Mema, kryen disa zëvendësime, kështu hidhen Vokri dhe Kasmollari në fushën e lojës, duke u larguar Raza dhe Pengu.
Pikërisht ishte Kasmollari që shkurton diferencën, duke menduar se u hap takimi, kur shënon golin për liqenorët në minutën e 74-të. Por reagojnë përsëri kuksianët, duke shënuar golin e tretë në minutën e 78-të me anë të Sefës.
Tashmë liqenorët duhet të besojnë te futbollistët që janë afruar në ekip për të ndryshuar situatën.
It was precisely Kasmollari who shortened the deficit, thinking that the match was opening up, by scoring for Pogradec in the 74th minute. But once again, Kukës responded, scoring their third goal in the 78th minute with Sefa.
Now, the lake team must believe in the new players that have joined the squad in order to change the situation.
“KORÇA BOOM”