Zyliha Miloti “Mjeshtre e Madhe” sot feston 79-vjetorin e lindjes!

Date:

Zyliha Miloti “Mjeshtre e Madhe” sot feston 79-vjetorin e lindjes!

Edhe 100 plot shëndet.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo e filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”.

Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazanë apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtarë e intelektalë të kohës etj.

Në aktrimin e saj, vërehen më pak elementët e groteskut, duke qënë më aktive te një humor me theksa realiste e sjellja sa më pranë modeleve jetësore. E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, Zyliha Miloti është një artiste me botë të pasur shpirtërore, në interpretimin e së cilës rrjedh natyrshëm humori shkodran.

Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.).

Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Nje histori e thjeshtë” të Edmond Mehillit, në teatrin ”Migjeni ”, me të cilin fitoi çmimin si ”Aktorja më e mirë ”në Festivalin e aktrimit ”Apollon 2006”.

Një gjysëm shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje.

Zyliha Miloti, the “Grand Master,” celebrates her 79th birthday today!

Wishing her many more years of health and happiness.

Before turning 14, while still in the 7th grade, she made her debut in front of an audience as a highly talented young singer. At the age of 20, she began her career as a comedic actress in the professional troupe of Shkodër’s Estrada, part of the “Migjeni” Theater.

Zyliha Miloti has performed hundreds of roles in her illustrious career, with a repertoire of characters and experiences that have cemented her status as one of the most distinguished actresses on the Albanian comedy stage. She brought to life characters of domineering women over their husbands, chatterboxes or spoiled personalities, as well as snobbish women, slightly naive highlanders, “tomboys,” officials, intellectuals of the time, and many more.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Humbja me Kukësin djeg! Trajneri Ardian Mema analizon disfatën 3-1

Liqenorët e drejtuar nga Ardian Mema e kanë nisur...

Strategjia e Ernest Gjokës disa orë para takimit…

Korçarët tashmë të gjithë janë përqendruar tek ajo që...

Sot dita e “ujqërve”/ Skënderbeu gati për surprizën ndaj të kuqve

Skënderbeu sot nis rrugëtimin e këtij viti të rri...