Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos kishte sfidën e parë në pankinë dhe këtë e ka mbyllur me një fitore.Pas ndeshjes ai ka deklaruar: “Jam shumë i kënaqur nga pikët e marra, por shoh që ekipi ka probleme fizike. Në këto momente duhet të tregohemi cinikë sepse na duhen pikët. Nuk mund të bëj mrekulli në një javë, por duhet të punojmë shumë në javët në vazhdim.”Dinamo është në kuotën e 11-të pikëve dhe iu është afruar ekipeve të tjera me shpresë që të ngjitet në tabelë.
Mehmeti i Dinamos u gëzohet pikëve, por sheh shumë probleme fizike në ekip
Date: