Një grua ka mbetur e plagosur pasi një bombol gazi ka marrë flakë, në apartamentin ku jetonte në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Agjensia’ në katin e dytë të një pallati.
Nga shpërthimi i fuqishëm i gazit janë shkulur edhe dritaret e banesës e kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.’- njofton policia.