POGRADEC– Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec- Tushemisht. Shtetasi me inicialet A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i makinës u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.