Po preket media, po preken edhe njerëzit e nderuar, teksa në momentet e fundit është mësuar se gazetari sportiv Ervin Baku është kërcënuar me jetë.
Ka qenë vetë gazetari që ka deklaruar: “Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën. Bëra kallëzim në polici për kërcënimet.”
Kaq kanë qenë fjalët e Bakut, teksa nuk ka dhënë detaje të tjera, por që është një ngjarje vërtet e rëndë dhe aq më tepër që u bëhet njerëzve të medias në këtë vend.
Në fakt kohët e fundit ka pasur një lumë kritikash ndaj Bakut, pasi doli në një TV me bluzën e Serbisë dhe sqaroi situatën menjëherë pas reagimeve të shumta.
Paska ardhur edhe momenti i kërcënimit me jetë dhe që duhet të jetë një ngjarje që uniformat blu duhet ta zbardhin sa më parë.
Ngjarje vërtet e dënueshme dhe të gjithë në këtë moment jemi me Ervin Bakun!