Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 17 të Korçës. Mësohet se autobusi i cili drejtohej nga A.J 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren A.Sh 53 vjeç.
Për pasojë e dëmtuara është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar drejt Komisariatit të Korçës.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.