Ndërkohë që Luko Vaskez është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit me Egnatian dhe Ardit Nikaj i dëmtuar tashmë për një periudhë të gjatë, me dy mungesa në formacion, Gvozdenoviç ka zgjedhur të rindërtojë një Skënderbe me shumë ndryshime sot në Ballsh. Është pikërisht portali “Korça Boom që sjell në këto momente formacionin e sotëm të Skënderbeut në ndeshjen ndaj Bylisit, takim që do të startojë në orën 14:00.
Ndaj Bylisit për shkak edhe të mungesave dhe rezultateve jo fort të mira, stafi teknik me në krye Ivan Gvozdenoviç ka vendosur që skema e Skënderbeut pas shumë kohësh të ndryshojë nga 4-3-3- në 4-4-2.
Në portë, sot, nga minuta e parë do të shikojmë të zakonshmin Marko Alia. Mbrojtja do të jetë me katër futbollistë ku në të djathtë do të jetë Albi Doka dhe në krahun e majtë do të shikojmë Ergi Zenullarin. Në qendër, në mungesë edhe të Vaskez, kapiteni Elvis Prençi në këtë ndeshje do të ketë Randi Dumfor dhe kjo do të jetë katërshja e prapavijës.
Në mesfushë ndryshimi i madh është se ndaj Bylisit, Skënderbeu do të rreshtohet me katër lojtarë, pasi ishim mësuar ta shikonim me tre. Në rolin e shkatërruesit do të jetë i zakonshmi Mario Rabiu, ndërkohë që treshja tjetër do të jetë me Juri Merlim, Dejvid Janaqi dhe me kosovarin që luan për herë të parë Liridon Balaj.
Sulmin që ishim mësuar ta shikonim me tre, sot do të jetë me dy, për shkak edhe të mungesës së Ardit Nikaj. Në këtë mënyrë Bismark dhe Ermir Rashica do të jenë dyshja e majës së sulmit dhe ky do të jetë përfundimisht formacioni i Skënderbeut në përballjen e fundit të javës së fundit të fazës së parë me Bylisin në Ballsh.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”