Në ndeshjen e djeshme ndaj Bylisit tek korçarët pamë disa ndryshime në formacion, kjo për arsyen e disa mungesave së pari, por së dyti edhe për atë se janë disa futbollistë që tashmë po kërkojnë formacionin por që erdhën vonë nga merkato. Kështu Randi vinte pas dëmtimit, Doka dhe Balaj kanë marrë gjendjen e duhur për formacion.
Por, Gvozdenoviç zbulon një dilemë në lidhje me mesfushën, kështu sipas asaj që ka deklaruar: “E kisha menduar që të hidhja nga minuta e parë Karsniqin në fushën e lojës, por në momentin e fundit vendosa për Merlin. Më pas Krasniqi ka qenë pjesë e lojës dhe ka bërë shumë mirë, madje ai ka meritën edhe në pasin e fundit në shënimin e golit”.
Kështu duket qartë se kujdo që i jepet mundësia për të qenë edhe disa minuta në lojë bën maksimumin e mundshëm në shërbim të ekipit, kjo edhe për ti shtuar mesazhin që i jepet trajnerit për një vend titullari dhe këtë herë Karsniqi e dha një gjë të tillë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”