U19 | Skënderbeu – Laçi 3-1
Shënues: Iftica 2’ Shkëmbi 58’ Xhixho 69’/ Pojana 83’
Skënderbeu vazhdon marshimin në krye të superligës për të rinj, teksa në 7-të ndeshje të luajtura deri tani ka 6 fitore dhe vetëm 1 humbje.
Ditën e djeshme në përballjen ndaj Laçit, bardhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 3-1, duke mos e vënë në dyshim fitoren.
Madje qysh në start, në minutën e 2-të ishin bardhekuqtë e rinj që shënuan me anë të Iftica, një gol që solli qetësinë dhe deri në fundin e pjesës së parë ky avantazh u ruajt nga Skënderbeu.
Në të dytën do të vinin do gola për korçarët, ku Shkëmbi dhe Xhixho janë dy golat e tjerë që e çuan rezultatin në 3-0. 15-të minuta nga fundi do të vinin dy kartonë të kuq nga një për secilën skuadër, teksa goli i nderit për kurbinasit do të shënohej në minutën e 83-të me anë të Pojana.
Ne këtë fitore Skënderbeu e shikon veten në vendin e parë me 18 pikë, tre më shumë se Partizani i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.
Ky sezon duket se do të flasë bardhekuq në superligën për të rinj.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”