Në një moment delikat ndodhet talenti shkodran i korçarëve, Ardit Nikaj, kjo për faktin e dëmtimit të pësuar që si pasojë e lë për një kohë të gjatë jashtë fushave të stërvitjes.
Nga sa është deklaruar, ai ka një këputje të ligamentit të kaviles dhe kjo do kohë për t’u rikuperuar. Por pikë së pari, ai duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe më pas të fillohet me rehabilitimin e këmbës së tij.
Për momentin nuk është marrë akoma vendimi se ku do të kryhet ky operiacion, në cilën klinikë dhe cili mjek do ta kryejë ndërhyrjen. Kjo pasi edhe vetë mjekët janë duke bërë analizat e plota dhe më pas do të vendoset se ku dhe kur do të kryhet ndërhyrja.
“Korça Boom” i uron sulmuesit shërim sa më të shpejtë!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”