Në kuadër të Javës Italiane të gjuhës në botë, në qytetin e Korçës, sot u zhvillua me sukses edicioni i tretë i Festivalit “Zecchino D’Oro”, aktivitet i rëndësishëm për komunitetin dhe institucionet arsimore të qytetit. Në të morën pjesë edhe nxënësit e seksionit dygjuhesh të gjimnazit “Themistokli Germenji”. U evidentua interpetimi i dy studentëve të talentuar, Hamdijona Terolli dhe Marino Qose, të cilët sollën në skenë me aftësitë e tyre pjesë të zgjedhura nga letërsia italiane.
Hamdijona u mirëprit nga të pranishmit dhe pasuroi programin me një interpretim mbi vleren e gjuhës italiane të autorit Gianni Rodari, ndërsa Marino mrekulloi publikun me poezinë “Ecco l’Italia” të autorit Renzo Pezzani. Interpretimet u shoqëruan në sfond me muzikën e kompozitorit të madh Mascagni dhe pamje prej Italisë.
Falenderim i vecantë shkon edhe për nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta, për kujdesin e treguar në ruajtjen e rregullit dhe sigurisë gjatë gjithë kohës të zhvillimit të festivalit.
Maturia dhe angazhimi i nxënësve tanë në ketë aktivitet dëshmon lidhjen e tyre me nxenesit e shkollave nëntëvjecare. Falënderojmë për ftesën e marrë për të qenë edhe ne pjesë e këtij festivali të bukur.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”