Shpëtim Çuka, babai që goditi me thikë djalin në Maliq: Nuk donte të shkonte në shkollë dhe e godita me biçak!

Date:

Zbardhet dëshmia e babait që plagosi me thikë djalin e tij. Shpëtim Çuka ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë debati për të shkuar në shkollë. 15-vjeçari sipas të atit, luante me telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.

Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka thënë babai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Shkolla naum veqilharxhi vizitë në muzeun kombëtar të artit mesjetar

Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Naum Veqilharxhi”...

Skënderbeu humbja që djeg shumë/ Ja ku jemi me renditjen!

Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës...

Skënderbeu mësoni forrmacionin e korçarëve që pritet të zbresë në orën 13 30 ndaj egnatias

Skënderbeu është gati për këtë përballje të pas pak...

Dardha mahnitëse në çdo stinë

Pamje të mrekullueshme nga fshati turistik i Dardhës, i...